Kurti: Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, me qeverisjen tonë kemi plane të hollësishme

Punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë të cilat kanë filluar me intensitet më të shtuar, sot i kanë përcjell nga afër kryeministri Albin Kurti dhe i ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Kurti ka thënë se është një lajm mirë për gjithë qytetarët e kësaj ane dhe me gjerë nisja e punimeve në këtë segment rrugor.

“Do të përpiqemi që punimet të shkojmë mbarë e mirë”, ka thënë ai.

Por, Kurti ka thumbuar edhe qeveritë e kaluara për mënyrën e ndërtimit të rrugëve.

“Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe me qeverisjen tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme dhe punët janë të rregullta sipas procedurave, ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomik që i zbatojnë punët”, ka thënë Kurti.

Back to top button