Interi luan ndaj Genoa për të shkuar 15 pikë larg Juventusit

Alexis Sanchez pritet të jetë partner i Lautaro Martinez në sulmin e Interit kundër Genoas sonte.
“Nerazzurrët” mund të kalojnë 15 pikë përpara Juventusit të vendit të dytë në krye të tabelës së Serisë A, pasi “Zonja e Vjetër” pësoi 2-1 ndaj Napolit mbrëmë.
Simone Inzaghi nuk mund të mbështetet tek i suspenduari Alessandro Bastoni plus të lënduarit Juan Cuadrado, Stefano Sensi dhe Hakan Calhanoglu. Marcus Thuram është në dispozicion, por do të startojë në pankinë, duke i lënë vend Sanchezit dhe Lautaros në sulm.
Carlos Augusto do të zëvendësojë Bastonin në një mbrojtje me tre lojtarë, duke u bashkuar me Stefan de Vrij dhe Benjamin Pavard.
Genoa do të rreshtojë italianin Mateo Retegui dhe golashënuesin e tyre kryesor, Albert Gudmundsson, në sulm. Ish- lojtari i Milanit, Junior Messias është favorit ndaj Ruslan Malinovskyit në mesfushën qendrore.
Inter-Gernoa: formacionet e mundshme
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Carlos Augusto; Dumfries, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Dimarco; Sanchez, Lautaro Martinez.
Genoa (3-5-2): Martinez; De Ëinter, Bani, Vasquez; Sabelli, Messias, Badelj, Frendrup, Martin; Retegui, Gudmundsson.