Kurti nga “Forumi i Prespës” shpreh zhgënjimin me BE-në për vizat

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në Forumin e Prespës për Dialog që po mbahet në Ohër, ka shprehur zhgënjimin ndaj Bashkimit Evropian për mosliberalizimin e vizave për Kosovën. Ai theksoi se është i zhgënjyer edhe me vendimin e BE-së për mos-hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
I pari i Qeverisë së Kosovës konsideroi se BE-ja është i ngadaltë në procese dhe se i mungon uniteti.
Kryeministri kosovar insistoi se vendet e rajonit duhet t’i kryejnë siç tha ai “detyrat e shtëpisë”, për t’u integruar në BE./21Media

 

Back to top button