Kurti nga Parisi: Nuk mora premtim për liberalizim të vizave

 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron tha se ky ishte një takim i substancial dhe miqësor duke theksuar se Franca është vend shumë i rëndësishëm për integrimet evropiane të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.
Ai në një intevistë për televizionin publik u shpreh se gjatë takimit u fokusuan tek marrëdhëniet bilaterale se si mund të investohet në ekonomi.
Tutje Kurti tha se me Macronin diskutuan edhe për situatën në rajon dhe dialogun Kosovë-Serbi.
Mes tjerash Kurti ka thënë se në këtë takim u trajtua edhe tema e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai tha se mesazhi është marrë, por se nuk kishte zotim se do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën.
“Në vizitën tonë kjo çështje është trajtuar. Jemi të sigurt që e kanë marrë mesazhin tonë, por nuk ka zotim që do të ketë liberalizim të vizave”, ka thënë Kurti në një lidhje direkte duke thënë se kjo vizitë sado pak do ta eliminojë këtë skepticizëm karshi liberalizimit të vizave për Kosovën. Ai shtoi se duhet të diskutohet edhe me Holandën lidhur me këtë çështje./21Media

Back to top button