Mësohen çiftet e 1/8 së finales së “EURO 2020”

 
Ka përfunduar faza e grupeve të Kampionatit Evropian, ku tanimë janë mësuar kombëtaret të cilat janë kualifikuar, e edhe çiftet e 1/8 së finales.
Kombëtaret si ajo e Uellsit, Danimarkës, Italisë, Austrisë, Holandës, Çekisë, Belgjikës, Portugalisë, Kroacisë, Spanjës, Francës, Zvicrës, Anglisë, Gjermanisë, Suedisë dhe Ukrainës kanë prekur fazën e eliminatoreve të këtij kampionati.
Pasi u mësuan edhe çiftet, dy përballjet më interesante do të jenë ajo mes Belgjikës e Portugalisë dhe Anglisë e Gjermanisë.
Zvicra e Shaqirit e Xhakës do ta ketë një ndeshje tejet të vështirë, ku do të përballet me Kampionin e Botës, Francën.
Çiftet e 1/8 së finales së Kampionatit Evropian Euro 2020 i gjeni më poshtë.
1/8 e finales
26 qershor, 18:00 Uellsi – Danimarka
26 qershor, 21:00 Italia – Austria
27 qershor, 18:00 Holanda – Çekia
27 qershor, 21:00 Belgjika – Portugalia
28 qershor, 18:00 Kroacia – Spanja
28 qershor, 21:00 Franca – Zvicra
29 qershor, 18:00 Anglia – Gjermania
29 qershor, 21:00 Suedia – Ukraina

Back to top button