Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti ngushëlloi familjen Veseli

 
Një ditë pas vdekjes së Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar familjen e së ndjerit.
“Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre”, u shpreh kryeministri.
Ndryshe, Fazli Veseli është varrosur dje në varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës. Në këtë ceremoni ka munguar Kadri Veseli i cili po mbahet në paraburgim në Hagë nga Gjykata Speciale./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button