Osmani për sulmin në Teksas: Ndajmë dhimbjen me popullin amerikan

Presidentja e Kosovës, Vosja Osmani ka reaguar pas sulmit në Teksas ku mbetën të vdekur 21 persona.
Osmani ka thënë se populli i  Kosovës bashkëndjenë me atë amerikan lidhur me këtë ngjarje.
“E shkatërruar nga lajmi për të shtënat në një shkollë në Teksas. Lutjet tona janë me familjet e fëmijëve dhe të rriturve, jetët e të cilëve iu dhanë fund padrejtësisht. Ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me popullin amerikan me miqtë tanë në këtë kohë”, ka shkruar Osmani.


19 nxënës dhe 2 të rritur u vranë të martën nga të shtënat me armë në shkollën fillore Robb në Uvalde, Teksas, nga një person i armatosur 18-vjeç, i cili më pas u qëllua nga policia./21Media
 

Back to top button