QMK: Qytetarët të jenë të kujdesshëm pas paralajmërimit për mot të përkeqësuar

Pas paralajmërimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike për mot të paqëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) ju bëri thirrje qytetarëve për kujdes nga moti i përkeqësuar dhe reshje të mundshme të rrezikshme të shiut gjatë fundjavës.
“Në bazë të informacionit të DPHM-së, QMK në mënyrë parandaluese bën thirrje dhe i rekomandon qytetarët në vend që nga pasditja e fundjavës të shmangin lëvizjen lokale në dhe përgjatë shtretërve të ujërave si dhe në vende në të cilat më parë ishin mbledhur ujëra nga shirat e rrëmbyeshme. Konkretisht, përqendrimi i reshjeve në hapësira të caktuara është me gjasa të mëdha në disa pjesë të vendit, i shoqëruar me mot të fuqishëm lokal. Ekziston mundësia e madhe që ujërat e mbledhur të jenë të mëdha dhe të rrezikshme për rrethinën që do të kaplonte nga shirat e rrëmbyeshme që parashikohet të bie në disa pjesë të vendit”, bëri të ditur QMK.

DPHM njoftoi se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga jugperëndimi sot dhe nesër moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

“Lokalisht proceset do të jenë në formë të motit të keq me shi të rrëmbyeshëm intensiv (për kohë të shkurtër me sasi më të mëdha të ujërave), zbrazje elektrike, erë të fuqishme prej mbi 70 kilometra në orë dhe paraqitje të breshrit. Nesër gjatë ditës temperatura do të jetë më e ulët për 3 deri 5 gradë”, paralajmëroi sot Drejtoria.
Nga e hëna paqëndrueshmëria do të ulet dhe përsëri do të mbizotërojë mot më i ngrohtë./21Media
Back to top button