Kurti: Nuk do të hakmerremi, do të kërkojmë drejtësi

 

Lideri i LVV-së dhe kandidati për kryeminstër, nga ky subjekt politik, Albin Kurti  u deklarua pas publikimeve të rezultateve të KQZ, tha se fitorja e LVV i takon popullit, dhe u dëshmua referendum.

Ai u zotua se gjatë qeverisjes së tij nuk do të kërkojnë hakmarrje, por drejtësi.

Falënderoi të gjithë ata që dolën në votime, ndërkohë u shpreh se kjo fitore ëshë e grave, rinisë dhe mërgatës.

“Qytetarët sot u bënë bashkë dhe morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua vullneti i qytetarëve. Me orë të tëra kanë qëndruar në acar dhe kanë udhëtuar me orë të tëra për të votuar. Ky referendum u fitua .është dicka e pashembullt në Kosovën e pasluftës. Dua të falënderoj të gjithë qytetarët që kanë votuar sot. Dua të falënderoj te gjithë komisionerët dhe aktivistët që u angazhuan që të kemi një proces të mirëfilltë motiv. Dua të falënderoj mërgatën për mijëra kilometra të udhëtuara, për qindra euro të shpenzuara vetëm që të kryejnë obligimi ne tyre e të votojnë. Me veprimin tuaj e keni treguar dashurinë për atdheun e juaj. Dua të falënderoj policët të cilët qëndruan për orë të tëra në gatishmëri në këtë proces. Dhe dua të falënderoj edhe ata që i dua më së shumti, aktivistët e VV’së. Dua të falënderoj edhe kundërshtarët”, tha Kurti./21Media

Back to top button