Kurti para ndeshjes me Slloveninë: Forca Kosovë, të gjithë bashkë për Dardanët, në stadium, sheshe e shtëpi

Kosova sonte ndaj Sllovenisë luan në një prej ndeshjeve më të rëndësishme të viteve të fundit.
Lidhur me këtë ndeshje, ka shkruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti duke thënë se sonte është koha e mbështetjes për Kombëtaren e Kosovës.
“Sonte luan Kosova! Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit. Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton. Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët. Forca Kosovë!”, ka shkruar Kurti përmes një postimi në Facebook./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?