Kurti para takimit në Ohër: Po lexoj literaturë për negociata, e po flej rehat

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti ka folur për atë se si i kalon ditët në prag të takimit të radhës të nivelit të lartë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se është aktiv gjatë gjithë kohës, meqë ka angazhim edhe në Qeveri por edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, por shton se një pjesë të kohës për aq sa mundet përgatitet duke i lexuar marrëveshjet që janë nënshkruar dhe gjthashtu edhe literaturë sa i përket dialogut dhe negociatave.

Ai thotë se për këtë e ndihmojnë këshilltarët e tij por edhe të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

“Unë jam shumë aktiv tërë kohën, sepse Qeveria i ka 3 zv.kryeministra dhe 15 ministri. Jam edhe kryetar i VV-së. Po një pjesë të kohës, krejt çka mundem përgatitem duke i lexuar dokumentet e deritanishme, por duke lexuar edhe literaturë sa i përket bisedimeve dhe negociatave. E këtu natyrisht që më ndihmojnë shumë këshilltarët si kryeministër, por edhe këshilltarët e zv.km Bislimi.”, ka thënë Kurti.

I pyetur për gjumin, Kurti ka thënë se mendon që e bën atë rahat.

“Unë mendoj që fle mirë”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Back to top button