Kurti pas plagosjes së kryeministrit sllovak: I urojmë shërim të shpejtë, dhuna s’ka vend në demokraci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pa plagosjes së kryeministrit sllovak, Robert Fico.
Kurti ka thënë se është një lajm tepër shqetësues dhe ka uruar shërim sa më të shpejt dhe të plotë për kreun e qeverisë sllovake duke shtuar se dhuna s’ka vend në demokraci.
“Një lajm shumë shqetësues nga Sllovakia, ku raportohet se kryeministri Robert Fico është qëlluar. I urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë dhe mendimet tona janë me familjen e tij dhe popullin e Sllovakisë. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Kurti në platformën “X”./21Media
Very disturbing news from Slovakia, reporting that PM Robert Fico has been shot. We wish him a fast and full recovery and extend our thoughts to his family and the people of Slovakia. Violence has no place in a democracy.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 15, 2024
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?