Kaloni te përmbajtja kryesore

Kurti pas publikimit të rezultateve të popullsisë: Pasqyrë e realitetit dhe busulla drejt së ardhmes

Kryeministri Albin Kurti, e ka falënderuar Agjencinë e Statistikave të Kosovës bashkë me stafin e saj, pas publikimit përfundimtar të numrit të popullsisë, që u bë këtë të enjte.

Gjithashtu Kurti i falënderoi edhe institucionet qendrore e lokale, organizatat ndërkombëtare dhe qytetarët, të cilët sipas tij, me pjesëmarrjen e tyre e bënë të mundur realizimin e suksesshëm të procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2024 ka ndjekur standardet e Eurostat-it dhe të Kombeve të Bashkuara. Kjo na e forcon pozitën tonë në arenën ndërkombëtare. Të dhënat e grumbulluara tani krahasohen dhe harmonizohen me ato të vendeve të tjera, duke na mundësuar të tregohemi si një partner i besueshëm në bashkëpunimin rajonal dhe global”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button