Kurti pas vizitës në SHBA: Do të shtohen investimet në Kosovë

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti mori shumë kritika.
Sot, para anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti foli për këtë vizitë.
Kurti ka thënë se pati vizita të shumta atje, ndërsa paralajmëroi se do të ketë investime në Kosovës.
“Të dashur aktivistë, para dy ditëve jam kthyer nga qëndrimi dyjavor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe treditor në Davos të Zvicrës në Forumin Botëror Ekonomik. Në SHBA kam takuar 7 senatorë (4 demokratë dhe 3 republikanë) dhe 12 kongresistë (9 demokratë dhe 3 republikanë) si dhe 7 zyrtarë të lartë të qeverisjes amerikane, ku duhen theksuar Jake Sullivan në Shtëpinë e Bardhë, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit Biden, Alice Albright, udhëheqëse e MCC-së, Samantha Poëer, udhëheqëse e USAID-it, pastaj dy guvernatorë të shteteve, e të tjerë. Në Kosovë do të shtohen edhe investimet, edhe siguria”, u shpreh Kurti.
Kurti qëndroi në SHBA që nga 6 maji.
Ai vizitoi atje kompani si Microsoft, Uber, Linkedln e Matter.
Kurti atje u takua me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, kongresistë dhe senatorë të shumtë./21Media

Back to top button