Shkolla Finlandeze n’Maje t’Gjuhës sepse janë shembull për të mirë

Krahas aktiviteteve shkollore me mësim e angazhime, nxënësit e shkollës Finlandeze janë shembull edhe në gatime të ndryshme të ushqimeve finlandeze.
Sot në n’Maje t’Gjuhës me Xherin, nxënësit Buna, Redoni dhe Agzimi kanë përgatitur pjata të veçanta.
Krahash kësaj Redoni është sfiduar nga Xheri në dërgimin e mesazheve tek miqtë e tij.
Pyetja kishte të bënte me zgjedhjen e problemeve të qenve endacak, mirëpo shikoni se çfarë përgjigjje ka dhënë një mik i Redonit.

Ndërsa, Agzimi te rubrika e pyetjeve ka treguar se nëse fëmijët mbi moshën 6 vjeçare do të kishin mundësi të votonin, do të votonin gjëra me më shumë ngjyra.

Ndërkaq, profesoresha e gjuhës shqipe në shkollën Finlandeze krahas mësimeve në lëndën e saj, ajo i mëson nxënësit edhe në përgatitjen e recetave.
Profesoresha ka treguar se çfarë është ”home economics”, në shkollën Finlandeze.

Emisioni u shoqërua edhe me muzikë nga tri nxënëset e kësaj shkolle./21Media

Back to top button