Kurti për Bajram shkon te tre policët që ishin rrëmbyer nga forcat serbe

(Lajm i përditësuar)


Për festën e Kurban Bajramit, kryeministri, Albin Kurti i vizitoi tre policët, Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa që ishin rrëmbyer nga forcat serbe më 14 qershor.

Kurti përmes një postimi në “Facebook”, tha se i ka falënderuar policët dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Kosovës.

“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia. Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”, ka shkruar i pari i Qeverisë

Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa më 14 qershor ishin rrëmbyer nga forcat e armatosura të Serbisë në territorin e Kosovës. Të hënën e 26 qershorit ata u liruan.


Kurti iu çon bakllava policëve të Kosovës në Mitrovicën e Veriut

Kryeministri, Albin Kurti ka bërë të ditur sot se ka qëndruar për vizitë në veri të Kosovës. Ai ka treguar se bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë vizituar njësitet e policisë së Kosovës te Kroi i Vitakut.

Kurti u ka dërguar policëve edhe bakllava me rastin e festës së Kurban Bajramit, derisa thotë se përgatitja e lartë profesionale e tyre është garanci për zbatim të ligjit dhe për sigurinë që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim.

Kurti në njofitmin e tij ka treguar se kanë qëndruar edhe në kampin “Belvedere”.

“Bakllava e ëmbëlsira për policët tanë në veri të vendit. Bashkë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe zëvendësin e tij, Blerim Gashani, vizituam njësitet tona te Kroi i Vitakut. Përgatitja e lartë profesionale është garanci për zbatimin e ligjit dhe për sigurinë si e mirë publike që u ofrohet të gjithë qytetarëve pa dallim. Diskutimin e vazhduam edhe në qendrën “Belvedere””, ka shkruar Kurti në “Facebook”, ku edhe ka shpërndarër një video nga vizita e tij në veri.


Kurti viziton veriun e Kosovës

Kryeministri i Kosoves, Abin Kurti  ka shkuar në veri të Kosovës.

Siç mëson RTV21 ai aktualisht është duke qëndruar te Kroi i Vitakut.

Situata në veri mbetet ende e tensionuar. Të hënën pak para mesnatës, persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në afërsi të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku si pasojë dy vetura janë dëmtuar nga shpërthimi.

Faktori ndërkombëtar vazhdimisht është dukë bërë thirrje për qetësim të situatës./21Media

Back to top button