Kurti për BBC-në: Nuk do ta lejoj kurrë bosnjëzimin e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për BBC-në ka thënë se Serbia do që Kosova do të bosnjëzohet.
Gjatë kësaj interviste Kurti ka shtuar se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk do të ndodhë, qoftë vetë në qeveri apo opzitë, sepse sipas tij, kjo është arsyeja pse është votuar.
“Kur Asociacioni nuk u implementua, asnjë serb në Kosovë nuk protestoi. Ishte Beogradi që u zemërua. Në vitin 1991, më 26 prill, 14 komuna me shumicë serbe në Bosnjë-Hercegovinë u bënë bashkë e krijuan Asociacionin. Më 9 janar 1992, e shpallën pavarësinë, më 28 shkurt 1992, e bënë Kushtetutën e tyre, më 14 dhjetor 1995 në Dejton arritën njohjen ndërkombëtare. Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë, pavarësisht nëse jam në opozitë apo qeveri. Për këtë më votuan njerëzit, të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës. Jam i bindur se me programin tonë, do të ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse pyesni serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore, ata thonë punësimi dhe drejtësia”, ka thënë ndër tjera Kurti.