Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e nesërme

Në Hagë vazhdon gjykimi i Salih Mustafës. (Ora 09:30).
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e Bankës Evropiane për Investime për Financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj Pandemisë Covid-19 për NVM-të”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00).
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Islam Thaqi, bëjnë përurimin e objektit të Qëndrimit Ditor për Pensionistë. (Prizren, ora 11:00).
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton në parim i projektligjit për Provimin e Jurisprudencës; E ftuar Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00).
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Ish-ndërtesa e Ombuspersonit, hyrja nga Restorant Simphony, ora 13:00).
Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të impiantit për trajtimin e ujërave të ndotura në Prizren. (Fshati Vlashnje, Prizren, ora 14:00).
Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, prezanton në takimin me biznese programin për ekonomi. Merr pjesë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza. (Parku i qytetit, restaurant “Andrra”, ora 16:00).
Back to top button