Kurti për dialogun me Serbinë: Takimet nuk varen prej meje

 
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë është deklaruar edhe lidhur me dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se i kanë pasur vetëm dy takime me palën serbe, mirëpo sipas tij, “nuk ka qenë i padobishëm procesi i bisedimeve në Bruksel”.
“Arritëm një marrëveshje për reciprocitetin për targa. Jo vetëm që nisëm në një pikë të rëndësishme, por u pranua në Bruksel që besoj se është një e arritur e mirë. Për marrëveshjen ligjërisht të obligueshme duhet të ndryshojë pakrahasimisht Serbia”, ka thënë Kurti.
Se kur zhvillohen takimet e radhës në Bruksel, Kurti ka thënë se kjo nuk varet prej tij./21Media

Back to top button