Kurti për Ekipin Olimpik të Kosovës: Zemrat tona janë plot krenari e shpresë

Kryeministri Albin Kurti sot ka komentuar parakalimin e Ekipit Olimpik të Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Kurti ka theksuar se përkushtimi i jashtëzakonshëm e përpjekjet e pandalshme të tyre për të ngadhënjyer mbi çdo barrierë e sfidë në këtë rrugëtim, janë frymëzim për të gjithë ne.
“Zemrat tona janë plot krenari e shpresë, për sakrificat dhe sukseset e sportistëve tanë. Na priftë e mbara e dalshim faqebardhë!”, ka shkruar Kurti në instagram, ku ka publikuar edhe disa fotografi të Ekipit Olimpik të Kosovës./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Back to top button