Kurti për Elizabeth II: Trashëgimi e madhe dhe udhëzim i madh

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeta II.
“Në emër të popullit të Kosovës dhe në emrin personal, Kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar, për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
I pari i Qeverisë në librin e zisë ka shkruar: Mbretëresha Elizabeta II ishte një udhëheqëse shembullore, por e quante veten edhe shërbëtore të popullit. Trashëgimi e madhe dhe udhëzim i madh. U preftë në paqe.
Mbretëresha ndërroi jetë të enjten, në moshën 96-vjeçare./21Media

Back to top button