​Kurti për liberalizimin e vizave: Pritjes së gjatë po i vjen fundi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reagoi pasi Këshilli i BE-së sot i dha dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën.
Ai potencoi se mezi pret hapat përfundimtar të Parlamentit Evropian.
“Një hap më afër: I kënaqur nga vendimi unanim i sotëm nga @Këshilli i BE-së, në favor të udhëtimit pa viza për qytetarët tanë. Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Mezi presim hapat përfundimtarë të Parlamentit Evropian”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian i ka thënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën. Rregullat e reja i lejojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. Kjo do të aplikohet sapo ETIAS të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024. Rregullat tani duhet të adoptohen nga Parlamenti Evropian para se të nënshkruhet dhe publikohet në gazetën zyrtare të BE-së.“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar sigurinë dhe menaxhimin me migrimin dhe të bashkërendojë politikën e vizave me atë të BE-së. Shpresojmë se bashkëpunimi jonë në këto fusha do të vazhdojë të jetë i dobishëm”, ka thënë ministrja për Migrim e Suedisë, Maria Malmer Stenergard./21Media

Back to top button