​Osmani për vizat: Kushtet janë përmbushur pesë vite më parë, procesi u vonua

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, për t’ia dhënë ‘dritën e gjelbër’ liberalizimit të vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova ka përmbushur kriteret qysh pesë vite më parë, dhe ky proces është shumë i vonuar.
“Ne e mirëpresim unanimin e sotëm të Këshillit të BE-së. Vendimi për liberalizimin e shumë merituar të vizave për banorët e Kosovës. Duke përmbushur kriteret 5 vjet më parë, ky proces i vonuar është megjithatë një fitore për qytetarët dhe shtetin më të ri të Evropës. Faleminderit të gjithë partnerëve tanë që na qëndruan pranë!”, ka shkruar Osmani.
Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian i ka thënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën. Rregullat e reja i lejojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. Kjo do të aplikohet sapo ETIAS të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024. Rregullat tani duhet të adoptohen nga Parlamenti Evropian para se të nënshkruhet dhe publikohet në gazetën zyrtare të BE-së.“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar sigurinë dhe menaxhimin me migrimin dhe të bashkërendojë politikën e vizave me atë të BE-së. Shpresojmë se bashkëpunimi jonë në këto fusha do të vazhdojë të jetë i dobishëm”, ka thënë ministrja për Migrim e Suedisë, Maria Malmer Stenergard./21Media

Back to top button