BE-ja miraton edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

(Lajm i përditësuar)

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian i ka thënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Rregullat e reja i lejojnë qytetarëve të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore. Kjo do të aplikohet sapo ETIAS të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024.Rregullat tani duhet të adoptohen nga Parlamenti Evropian para se të nënshkruhet dhe publikohet në gazetën zyrtare të BE-së.“Kosova ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar sigurinë dhe menaxhimin me migrimin dhe të bashkërendojë politikën e vizave me atë të BE-së. Shpresojmë se bashkëpunimi jonë në këto fusha do të vazhdojë të jetë i dobishëm”, ka thënë ministrja për Migrim e Suedisë, Maria Malmer Stenergard.

Sot mblidhet këshilli i ministrave të BE-së, hapi i radhës drejt liberalizimit të vizave
Sot do të mblidhet Këshilli i Ministrave të BE-së, ku në rend të ditës është edhe aprovimi i liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo u bë e ditur dje nga Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha.

“Lajm i shkëlqyer që nesër Këshilli i Ministrave të BE-së do të aprovon liberalizimin e vizave për Kosovën, nën ‘piken A’ që nënkupton se konsensusi brenda të gjitha vendeve anëtare është arritur edhe në nivelin politik”, ka shkruar Shasha./21Media
Back to top button