Kurti për masakrën e Likoshanit dhe Qirezit: E kemi obligim dënimin e kriminelëve serb

Kryemistri, Albin Kurti sot me rastin e 24 vjetorit të masakrës së Likoshanit dhe Qirezit, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e këtyre dy vendeve.
Kurti ka theksuar se asnjëherë nuk harrohet krimi shtetëror i Serbisë.
“Helikopterë e makina ushtarake, përpara se forcat policore të hynin më këmbë për të bërë ç’të mundnin brenda, kishin qëlluar mbi lagjet, shtëpitë, çatitë. Kështu përshkruhet në një raport të organizatës për të drejtat e njeriut ‘‘Human Rights Watch”, data 28 shkurt 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez”, ka shkuar Kurti.
Ky i fundit ka theksuar se e kemi obligim për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë, për të vrarët dhe familjarët e tyre, për të kaluarën e të ardhmen, sjelljen e drejtësisë, duke i gjykuar dhe dënuar kriminelët serbë dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Fillimi i luftës në Kosovë shënon sot 24-vjetorin. Çdo gjë nisi në fshatrat Likoshan e Qirez të Drenicës, ku edhe u shënuan sulmet e para të ushtrisë serbe.
Më 28 shkurt 1998 u zhvillua beteja në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Të vrarë mbetën disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat serbe rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë.
Masakra që u bë aty njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë./21Media

Back to top button