Qeveria synon të hedhë hapa të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit në BE

Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin dhe ambasadorin eKosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapitin, sot u pritën në takim nga Presidentja e BERZh-it, Odile Renaud – Basso.
Përveç parametrave makroekonomikë, të cilët dëshmojnë një përgjigje pozitive të ekonomisë ndaj qeverisjes njëvjeçare, kryeministri Kurti gjithashtu foli edhe për orientimin e qeverisë drejt tranzicionit të drejtë e të gjelbër energjetik.
Kurti, siç informoi Zyra e Kryeministrit, u shpreh se Qeveria e Kosovës synon të hedh hapa të rëndësishëm në rrugën e vendit drejt integrimit në BE, dhe në këtë drejtim e shohin BERZh-in si një institucion të rëndësishëm në zbatimin e Planit Ekonomik dhe Investiv të BE-së.
Ndërsa, Presidentja Renaud – Basso e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në përmbushjen e nevojave të qytetarëve të vendit dhe objektivave të përbashkëta.​
Ndërkaq, ministri Murati theksoi se e mirëpresin strategjinë e re vendore të BERZh-it për Kosovën (2022-2027), si dhe vlerësojnë bashkëpunimin dhe përfshirjen e vazhdueshme të BERZh-it në fusha prioritare të identifikuara në këtë strategji, konkretisht mbështetjen në zhvillimin e sektorit privat, tranzicionin e drejt energjetik dhe forcimin e lidhjeve rajonale./21Media

Back to top button