Kurti për presidentin: Kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai tha se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion.

“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis, dhe vendime jo të lehta. Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë se fiton 80 deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, dhe nga ato pozicine të zhvillohen bisdime të sinqerta, me interesin për vendin tonë. Ne jemi të hapur për zgjidhje që i përgjigjet vullnetit qytetar,shteti ynë ka nevojë për stabilitet veçmas në këtë kohë të trazuar. Por përtej kësaj, ka nevojë për stabilitet dhe parashikueshmëri, sepse qytetarët kanë bërë zgjedhjen e tyre më 28 dhjetor, 113 ditësh. Qytetarët votuan për 4 vjet, dhe në përputhje me vullnetin e tyre do ta sjellim për miratim programin qeverisës 2026-2030. Jemi të bindur që zgjedhjet e reja nuk sjellin ndryshime të mëdha, të krijojë shpenzime nga së paku 10 milionë euro për KQZ-në.”, tha Kurti.

Back to top button