Kurti për vdekjen e Presidentit të Parlamentit Evropian: Ishte mik i Kosovës, do të na mungojë

Kryeministri Albin Kurti, sot reagoi pas vdekjes së Presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli.
Kurti përmes Twitterit u shpreh se Sassoli ishte mik i Kosovës dhe njeri që solli vlerat evropiane në institucionet e BE-së.


 
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli vdiq sot në moshën 65-vjeçare. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare, transmeton rtv21.tv. Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.  /21Media

Back to top button