Vdiq presidenti i Parlamentit Evropian në moshën 65-vjeçare

Presidenti i Parlamentit Evropia, David Sassoli vdiq sot në moshën 65-vjeçare.
Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare, transmeton rtv21.tv.
Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar.
Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.
Në shtator, Sassoli u dërgua në spital në Strasburg, ku u trajtua për një rast të rëndë të pneumonisë. Ai rifilloi detyrat e tij politike në nëntor.
Një votim për të zgjedhur zëvendësuesin e tij ishte planifikuar tashmë për në fund të këtij muaji dhe Sassoli kishte treguar se ai nuk do të kërkonte rizgjedhjen.
Ish-lexuesi i lajmeve televizive ishte bërë president i Parlamentit Evropian me 705 vota në korrik të vitit 2019. Pozita konsiderohet si një nga detyrat kryesore të bllokut dhe përfshin kryesimin e seancave dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të parlamentit.
Sassoli la një karrierë tre dekadash në gazetari dhe u bë anëtar i Parlamentit Evropian (PE) në 2009./21Media

Back to top button