Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.
Kurti ka treguar për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në veri.
Ai tha se së pari urgjentisht duhet të ndalet dhuna dhe zbatimi i Marrëveshjes bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
“Faleminderit për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve”, tha ndër të tjera Kurti.
Had a call w/ MFA Sheikh Abdullah bin Zayed. Thanked for the support of 🇦🇪 throughout the years. I stressed that 1st step towards de-escalation is the immediate end of violence against security institutions & immediate implementation of the Basic Agreement until next elections.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 3, 2023
Bashkimi Evropian ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.
Kjo krahas dy kërkesave tjera, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit. Këto kërkesa i shpalosi kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pas takimit që patën në Moldavi bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçoq, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe presidentin francez Emmanuel Macron.