Kaloni te përmbajtja kryesore

Çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

Çmimi për një litër naftë sot në tregun e Kosovës është vendosur të jetë 1.59 euro-centë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas kësaj ministrie benzina do të shitet deri në 1.53 euro për litër të mërkurën. Ndërkaq, çmimi i gazit është vendosur të jetë 0.74 euro për litër.

Dy ditë më parë një litër naftë ishte caktuar të jetë 1.61 euro-centë.

Si rrjedhojë e konfliktit të nisur më 28 shkurt në Lindjen e Mesme, çmimet e naftës në vend kishin arritur deri 1.91 euro – centë për litër.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button