Akademi përkujtimore për nder të Ahmet Brahimajt

Sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës u mbajt akademi përkujtimore për nder të Ahmet Brahimajt, një prej figurave kyçe të zhvillimit të baletit në Kosovë, fillimisht si pjesëtar i gjeneratës së parë të baletit dhe më pas si drejtor i institucionit të Baletit Kombëtar të Kosovës.
Në këtë ngjarje morën pjesë drejtori i Baletit Kombëtar, Sinan Kajtazi, balerini Rrustem Bajrami, përfaqësues të MKRS, familjarë e miq të të ndjerit, balerinë e artdashës.
Pjesëmarrësit kujtuan kontributin e tij jetësor në kulturë ndërsa u shfaq edhe një video që rrëfen veprimtarinë e Brahimajt. Akademia u përmbyll me një sekuence nga shfaqja “Exil” nga balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Ahmet Brahimaj i takon gjeneratës që ka mbajtur gjallë kulturën e vendit tonë me rezistencë dhe devotshmëri.
“E gjithë kultura kosovare dhe i gjithë populli i Kosovës e çmon dhe nderon punën e figurën e tij”, thuhet në shkrimin Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Facebook.
Ahmet Brahimaj vdiq dy vite më parë./21Media

Back to top button