Kaloni te përmbajtja kryesore

​Kurti përkujton shqiptarët e vrarë nga dora serbe në Paklek të Ri e Studime

Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar viktimat e pafajshme shqiptare të vrara nga dora gjakatare serbe gjatë luftës në Kosovë.

Më 31 maj 1998, në Paklek të Ri të Drenasit, dhjetë civilë shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur u vranë dhe zhdukën nga forcat e armatosura serbe, ndërsa më 31 maj 1999, në Studime të Vushtrrisë, forcat e Serbisë masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu, përfshirë shtatë fëmijë.

Kurti ka thënë se këto dy masakra, një vit larg njëra-tjetrës e për të cilat ende nuk është dënuar askush, janë dëshmi e mizorive që ka përjetuar populli i Kosovës.

“Kujtimi i të vrarëve në Paklek dhe Studime është thirrje për drejtësi dhe angazhim i përhershëm për të mos harruar të kaluarën tonë të dhimbshme. Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të Paklekut të Ri dhe Studimes. I përjetshëm qoftë kujtimi i të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button