Kurti përmend emrat e Policëve të vrarë në veri, nuk e permendi emrin e Enver Zymberit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme e cila po mbahet për situatën e krijuar në veri të vendit, ka përmendur emrat e Policëve të vrarë që nga vitit 2000.
Në listën të cilën e përmendi Kurti mungoi emri i Enver Zymberit, policit të forcave të njësitit special të rënë në detyrë më 26 korrik 2011 gjatë një aksioni në veri të vendit.
Portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në zyrën e kryeministrit lidhur me këtë dhe është në pritje të përgjigjes./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?