Kurti përshëndetet me Latifin dhe emëron pasardhësen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, ku i shprehu mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij.
Ai falënderoi Latifin që “nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë”.
Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen.
Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, Latifi shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë.
Njëkohësisht, Kurti sot emëroi zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës së ministres së Shëndetësisë./21Media

Back to top button