U lansua traileri i filmit të ri “The Super Mario Bros”

U lansua traileri i filmit “The Super Mario Bros” gjatë një prezanimi të Nintendo Direct në kongresin Comic Con që po mbahet në New York.
Kjo ishte paraqitja e parë e këtij filmi të kompanisë Illiumination, për të cilin zërin për personazhin kryesor e ka huazuar Chris Pratt. Me këtë rast, fansat ishin kureshtarë të dëgjonin zërin e Pratt si Mario, në veçanti pasi që bashkëprodhuesi i filmit Chris Meledandri ka thënë se ai nuk do ta teprojë me të folur me theksin Italian.
Veç Pratt, zërat për personazhe i kanë huazuar edhe Charlie Day për rolin e Luigjit, Anya Taylor-Joy për Peach, Jack Black për Bowser, Seth Rogen për Donkey Kong dhe Keegan-Michael Key për Toad.
Në Comic Con me rastin e prezantimit të filmit Super Mario, aktori Jack Black bëri një paraqitje të befasishme para fansave.
Filmi “The Super Mario Bros” do të lansohet me 7 prill 2022./21Media

Back to top button