Kurti: Populli i Kosovës lutet për popullin e Pakistanit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës lutet për popullin e Pakistanit pas përmbytjeve atje.
“Ndërsa reshjet e musonit vazhdojnë në Pakistan, ne po marrim me pikëllim të madh lajmin e përmbytjeve shkatërruese. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe populli ynë po luten për popullin e Pakistanit, duke u përballur me fatkeqësinë e tij më të rëndë natyrore në dekada”, shkroi Kurti.
As monsoon rains continue in Pakistan, we are receiving with great sadness the news of the devastating floods. The Government of the Republic of Kosova & our people are praying for the people of Pakistan, facing their worst natural disaster in decades.
— Albin Kurti (@albinkurti) August 29, 2022
Në Pakistan janë regjistruar mbi një mijë viktima si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut të musonit.
Vendi ka për apel për ndihmë dhe është shpallur gjendje e jashtëzakonshme./21Media