RrGK: Të dyshuarve për dhunimin e 11 vjeçares t’u jepet dënim meritor

Rrjeti i Grave të Kosovës shprehën shqetësimin lidhur me rastin tragjik, ku një e mitur e moshës 11 vjeç dyshohet se u dhunua nga pesë persona, dy për të cilët është caktuar masa e paraburgimit.
“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përmes këtij reagimi ngre zërin që ndaj të dyshuarve për kryerjen e veprës penale “dhunim” në datën 27 gusht të këtij viti në Prishtinë, t’i shqiptohet masa e paraburgimit deri sa te merret një vendim i prerë nga gjykata dhe jo të lirohen pas 48 apo 24 orësh. RrGK bën thirrje që të dyshuarit pas vlerësimit të provave të marrin dënimin meritor konform peshës së veprës. Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenit 227, theksohet se “Kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet… ndërsa në rastet kur viktima është e mitur dënimi duhet të jetë jo më pak se pesë (5) vjet deri në 20 vjet burgim efektiv”, thuhet në njoftim.
RrGK ka thënë se “dhuna seksuale ndaj grave dhe vajzave dhe çdo lloj tjetër i dhunës ndaj grave dhe vajzave duhet të luftohet nga e gjithë shoqëria dhe çdo ushtrues i dhunës duhet të marrë dënimet meritore nga organet kompetente”./21Media

Back to top button