Kurti pret homologun e tij irlandez në aeroport

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, homologun e tij irlandez Leo Varadkar, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Kosovë.

“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm kryeministrin e Irlandës, në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë. Mirë se vini në Republikën e Kosovës, Varadkar”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kryeministri irlandez Leo Varadkar nesër do të ketë takime me krerët e lartë shtetërorë, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Back to top button