Kurti prezantoi të arriturat e Kosovës para kryeparlamentarit japonez

Kryeministri Albin Kurti takoi kryetarin e Kuvendit të Japonisë, Hiroyuki Hosoda, i cili e priti në rezidencën e tij zyrtare.
I shoqëruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe ambasadori Sabri Kiçmari, kryeministri prezantoi të arriturat e Kosovës dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë dhe shprehu interesimin për investime japoneze në Kosovë.
“Me Japoninë ndajmë pikëpamje të njëjta sa i përket rrethanave gjeopolitike në botë dhe vlerave demokratike e humane andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin”, tha Kurti.
Kurti udhëtoi të hënën në Japoni, me rastin e ceremonisë lamtumirëse dhe funeralit shtetëror për ish kryeministrin, Shinzo Abe./21Media
 

Back to top button