Kurti: Propozimet për zgjidhje janë dhënë nga BE-ja e jo nga Serbia

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti tha se deklaratat e palës serbe se është treguar konstruktive në takimin e 18 gusht në Bruksel në tërësi janë gënjeshtra.
“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe, katër propozime lidhur me këtë çështje janë dhënë nga Miroslav Lajçak. Ende kemi qenë të hapur për biseda, por nga ndërtesa ka dalë pala tjetër. Nëse ka njëra anë letra ngjitëse do të ketë dhe nga ana tjetër. Kemi hedh edhe idenë që të njihen të gjitha dokumente. Nëse marrëveshja ka qendër njohjen reciproke, atëherë reciprociteti është fryma”, tha Kurti.
Tutje Kurti u shpreh se janë duke zbatuar elementet e pranuara nga Serbia të vitit 2011 dhe 2016.
“Pavarësia e vendit nuk mund të promovoj një rend juridik për një pjesë të territorit. Më lejoni të adresoj disa të pavërteta që kanë qarkulluar ditëve të fundit. S’kemi pas propozim konkret nga pala serbe. Marrëveshja e lirisë së lëvizjes nuk bazohet në liri e etni, por në bazë të vendit. Nëse një qytetar prezanton letërnjoftim të Kosovës ai preferon të njihet si qytetar nga Kosova apo anasjelltas edhe qytetari i Serbisë nëse paraqitet me letërnjoftim të Serbisë preferon të njihet si qytetar i Serbisë. Rrjedhimisht nuk mund të marr etni diskriminuese”, tha kryministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kurti konfirmoi se ka prezantuar gjashtë kapituj që pala kosovare kërkon që të jenë pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë. / 21Media 

Back to top button