Kurti tregon pse nuk u pronocua deri tash për takimin me Vuçiqin në Bruksel

Kryeministri Albin Kurti u deklarua për herë të parë sot për takimin e 18 gushtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Ai tregoi arsyen se pse nuk është prononcuar menjëherë pas takimit.
“Unë nuk jam prononcuar pas takimit të datës 18 gusht, meqë ka pasur një dakordim intern për mosprononcim, për mosacarim nga brenga që kjo do të ndikonte negativisht në ecurinë e dialogut”, tha Kurti në adresimin para mbledhjes së Qeverisë.
Kurti foli për çështjet për të cilat ata nuk ranë dakord mes vete.
“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe, katër propozime lidhur me këtë çështje janë dhënë nga Miroslav Lajçak. Ende kemi qenë të hapur për biseda, por nga ndërtesa ka dalë pala tjetër. Nëse ka njëra anë letra ngjitëse do të ketë dhe nga ana tjetër. Kemi hedh edhe idenë që të njihen të gjitha dokumente. Nëse marrëveshja ka qendër njohjen reciproke, atëherë reciprociteti është fryma”, tha  Kurti.
Kurti u shpreh se janë duke zbatuar elementet e pranuara nga Serbia të vitit 2011 dhe 2016.
“Pavarësia e vendit nuk mund të promovoj një rend juridik për një pjesë të territorit. Më lejoni të adresoj disa të pavërteta që kanë qarkulluar ditëve të fundit. S’kemi pas propozim konkret nga pala serbe. Marrëveshja e lirisë së lëvizjes nuk bazohet në liri e etni, por në bazë të vendit. Nëse një qytetar prezanton letërnjoftim të Kosovës ai preferon të njihet si qytetar nga Kosova apo anasjelltas edhe qytetari i Serbisë nëse paraqitet me letërnjoftim të Serbisë preferon të njihet si qytetar i Serbisë. Rrjedhimisht nuk mund të marr etni diskriminuese”, ka tha kryministri Kurti.
Kurti konfirmoi se ka prezantuar gjashtë kapituj që pala kosovare kërkon që të jenë pjesë e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë.  /21Media

Back to top button