Kurti flet për takimin me Vuçiqin në Bruksel, përmendi gjashtë pikat për marrëveshjen finale
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti foli për takimin e 18 gushtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kurti tha se tema e parë që ka elaboruar në këndvështrimin e palës tonë është marrëveshja në formë të gjashtë kapitujve do të duhej të përfshiheshin në marrëveshjen finale. Pikat që prezantoi Kurti janë:
- Statusin e marrëdhënieve bilaterale të dy vendeve dhe kontekstin ndërkombëtar që nënkupton njohjen reciproke dhe rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në organizatën ndërkombëtare
- Ballafaqimin me të kaluarën ku hyjnë personat e zhdukur me dhunë, viktimat e dhunës seksuale, personat e zhvendosur, drejtësia tranzicionale, dëmet materiale të luftës, kthimi i artefakteve etj
- Bashkëpunimi në të ardhmen ku përfshihet liria e kapitalit, njerëzve, mallrave dhe shërbimeve
- Trajtimi i të drejtave të pakicave respektive
- Të ri konsiderojmë marrëveshjet e deritanishme, jo me idenë e ri negocimit të tyre siç ka potencuar pala tjetër
- Duhet të vendosim qartë mekanizmat për zbatimin e marrëveshjes dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve eventuale”, u shpreh Kurti./21Media