Kurti: Qeveria e re s’do t’i ketë më pak se 5 ministre

 

 

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, kanë mbajtur marshin sot nëpër rrugët e kryeqytetit, e pjesë morën edhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti i cili njëherë është edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit.

“Patriarkati vret”, “Poshtë patriarkati”, Edhe sa jetë të humbura”, ishin disa nga thirrjet e marshuesve.

Nga aty, Osmani tha së institucionet e drejtësisë së Kosovës vlerësojnë jetën e një burri më shumë se të një gruaje, për çka edhe ishte njëra ndër arsyet se ajo iu bashkua organizimit “Marshojmë s’festojmë”.

Osmani tha para gazetarëve u tha se drejtësia është parakusht për barazi në të gjitha fushat.

“Për shkak se padrejtësitë në raport me gratë dhe vajzat në Kosovë janë akoma shumë evidente në të gjitha fushat e jetës, prandaj për kundër fatit që ka edhe arsye për tu krenuar me të arritura të grave të cilat për dekada të tëra kanë bërë çmos për barazi gjinore megjithatë akoma padrejtësitë janë me të thella në krahasim me të arriturat. Sidomos ato që kanë të bëjnë me drejtësitë sepse siç e dini në institucione tona të drejtësisë ka shumë raste të cilat dëshmojnë që jeta e një burri dhe jeta e një gruaje nuk vlerësohen njësoj dhe kjo është një diçka që duhet ta luftojmë gjithsecili, në radhë të parë si qytetarë të republikës së Kosovës e ne radhë te dytë si institucione, kjo është arsyeje pse jemi bashkuar sot organizatorëve, mbi të gjitha për ta ngritur zërin tonë për drejtësi sepse drejtësia është parakusht për barazi në të gjitha fushat, përfshi edhe për barazi gjinore”, tha ajo.

Lideri i Vetëvendosjen, Albin Kurti tha se me qeverinë e re, do të kujdesen që të kenë barazi gjinore.

“Sot së bashku me Presidenten Vjosa Osmani jemi bashkangjitur marshin paqësor, duke u solidarizuar me kërkesat të cilët janë kundërshtim i hapur publik, kolektiv i shtypjes së gruas dhe shfrytëzimit të saj, me qeverinë e re, ne do të kujdesemi që të kemi edhe barazi gjinore, sepse pa të nuk mund të kemi barazi shoqërore. E kjo nënkupton ta luftojmë çdo lloj të diskriminimit e posaçërisht atë gjinor. Urime 8 marsi të gjitha grave dhe vajzave jo vetëm në Kosovë dhe kjo ditë ndërkombëtare le të na përkujtoj secili prej nesh se duhet të punojmë përditë për gratë të cilët janë gjysma e popullsisë në numër, e edhe më shumë së gjysma për nga rëndësia që kanë në shoqëri dhe në shtëpi”, tha Kurti.

Kurti theksoi se në qeverisjen e tij nuk do te ketë më pak se 5 ministre.

Ne për asnjë gjë nuk do të biem më poshtë së qe kemi qenë. Ju e keni parasysh se në qeverinë e mirë të pranverës 2020 nga 15 ministra gjithsej kishim 5 ministra gra, më pak se kaq nuk do të kemi, do të shikojmë se çfarë do të mund të bëjmë edhe më shumë. Por mos e harroni se nga 58 deputetë të cilët do t’i ketë grupi ynë i përbashkët parlamentar, asnjë grua nuk ka pasur nevojë për aksionin afirmativ, për kuotën gjinore që të jetë aty. Populli i Kosovës e ka bërë përfaqësuese të qytetarëve, 14 shkurti nuk kanë qenë vetëm një parë zgjedhje, ka qenë referendum, ka fituar qytetari i Republikës së Kosovës, ka fituar populli i Kosovës. Të cilët zonja presidente dhe unë si kryeministër i ardhshëm do t’iu shërbejmë për ditë me devotshmëri”, theksoi ai.

Në këtë marsh kishte numër të madh të protestuesve dhe shumë prej tyre nuk mbanin maskën dhe distancë. Sipas Kurtit, në marsh u mbajt distancë dhe të gjithë ishin me maska.

Virusin COVID-19, Kurti nuk e sheh më të rrezikshëm se sa shtypja dhe shfrytëzimi që iu bëhet grave në shtëpi dhe vende të punës.

Back to top button