Papa Françesku telegram presidentit Meta

 

 

Papa Françesku i ka dërguar një telegram presidentit të Shqipërisë Ilir Meta.

Lajmin e ka shpërndarë zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi duke cituar Vatikan News.

Papa Françesku në telegramin drejtuar Metës uron gjithë shqiptarët bekim për paqe dhe begati.

“Duke hyrë në hapësirën shqiptare, në udhëtim drejt Romës, pas udhëtimit tim apostolik në Irak, ju përshëndes përzemërsisht dhe lutem që Zoti i Gjithpushtetshëm të diktojë mbi ju dhe bashkëqytetarët tuaj çdo bekim për paqe dhe begati”, thuhet në telegram.

Gjatë kalimit me avion mbi Turqi, Greqi, Shqipëri dhe Itali, Papa Françesku, si zakonisht, u dërgon presidentëve të këtyre vendeve një telegram përshëndetjeje.

Back to top button