Kurti: Reformat e deritanishme indikatorë në zhvillimin ekonomik në vend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim një delegacion nga Federata e Paqes Universale për Evropën Juglindore.
Kurti falënderoi të pranishmit për vizitën, ndërkaq i njoftoi ata për arritjet dhe reformat e deritanishme dhe për indikatorët ekonomikë dhe demokratikë në vend.
“Në këtë takim, u fol për synimet e fondacionit, bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, si dhe për vlerat e përbashkëta si të drejtat e njeriut, solidariteti, miqësia dhe paqja, thuhet në komunikatën e Qeverisë dërguar për media.
Delegacioni nga Federata e Paqes Universale (UPF) përbëhej nga Katsumi Otsuka, Kryetar i Federatës për Evropën Juglindore, Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm i UPF në Shqipëri dhe Ejona Icka, Sekretare e Përgjithshme e UPF në Kosovë./21Media

Back to top button