Flaka Loxha e argjendtë në European Open

Flaka Loxha ka fituar medaljen e argjendtë në kategorinë deri 57 kilogramë në European Open.

23-vjeçarja në finale u përballë me bartësen e parë, bullgaren me përvojëIvelina Ivilieva. Bullgarja u mbështet në përvojën e madhe që ka dhe fitoi me Ippon. Fillimisht realizoi aksion për uazari e më pas me mbërthim siguroi Ipponin.
Xhudistët kosovarë vazhdojnë të fitojnë medalje. Të shtunën në Sofje të Bullgarisë ka nisur gara European Open, që vlerësohet me rëndësi për xhudistët që synojnë të stabilizohen në nivelin e të rriturve./21Media
Back to top button