Vjosa Osmani kandidate për presidente nga Vetëvendosja

 

 

Vjosa Osmani do të jetë kandidate për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo është bërë e ditur në konferencën për media, në të cilën Osmani dhe Albin Kurti konfirmuan se do të garojnë në një listë të përbashkët për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se me Osmanin do të punojnë që ta kthejnë qeverisjen e mirë e riligjimitohet presidenti i ri.

Në njërën anë është i domosdoshëm rikthimi i qeverisjes së mirë me mua si kryeministër dhe në anën tjetër kemi presidentën në detyrë e cila duhet të rilegjimohet dhe 14 shkurti është referendum gjithë popullor për këtë. Për këtë ne do të angazhohemi bashkë e pa kursim. Do ta përpilojmë edhe listën që do të dorëzohet të shtunën”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje do të përfshijë në listën e saj zgjedhore edhe iniciativën politike të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo pas marrëveshjes së sotme ndërmjet liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit./21Media

Back to top button