Kurti: Sanksionet e SHBA-ve, treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit

 
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj një grupi të organizuar kriminal në krye me Zvonko Veselinoviqin.
Kurti ka thënë sanksionet treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit.
“E kemi mirëpritur vendimin për sanksionimin e personave në veri të Kosovës. Sanksionet treguan qartë adresat konkrete të vatrave të kriminalitetit dhe vërtetuan legjitimitetit e aksionin e policisë së Kosovës javë më parë në qeveri. Nuk do të lejojmë që asnjë individ të jetë mbi shtetin ligjor“, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë./21Media

Back to top button