7 vjet burg për për grabitje

I akuzuari F.H është shpallur fajtor për grabitje dhe është dënuar me 7 vjet burg, po ashtu edhe dënim me gjobë në shumën prej 800 euro.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit F.H. për veprën penale Grabitje nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e lidhur me nenin 31 dhe 81 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi”, thuhet në njoftimine Gjykatës Themelore.
Koha e kaluar në paraburgim nga data 13.10.2021 e tutje do t’i llogaritet në dënimin e shqiptuar, po ashtu të akuzuarit F.H i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.
Sipas njoftimit të Themelores në Prishtinë, palët e dëmtuara për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest civil!
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes kësaj gjykate./21Media

Back to top button